image Dështon rundi i parë i votimit për gjyqtarë të Kushtetueses

Politikë

Dështon rundi i parë i votimit për gjyqtarë të Kushtetueses

news image

Kuvendi i Kosovës është duke mbajtur seancë plenare, ku deputetët kanë votuar për dy gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese, shkruan Sinjali.

Sipas votave të numëruara, asnjë nga kandidatët nuk ka arritur të marrë votat e mjaftueshme, kështu që për pak do të nisë rundi i dytë.

Deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa, njoftoi se kandidati me më së paku pikë, Dukagjin Abdyli, eliminohet nga gara.

“Pas procedurës së fshehtë dhe pas numërimit  në votim kanë marrë pjesë 102 deputetë, të pavlefshme kanë qenë 4 vota, Etrur Maloku: 47 vota Dukagjin Abdyli: 46 vota Bardh Bokshi : 49 Albert Avdiu: 49.  Asnjëri nga kandidatët nuk i ka marrë votat e mjaftueshme për t’u zgjedhur anëtar i Gjykatës Kushtetuese, prandaj përsëritet votimi kurse ai që ka më së paku vota hiqet nga gara dhe vazhdon raundi i dytë me këtë rast Dukagjin Abdyli hiqet nga gara”, tha ai.

Në këtë garë tanimë janë: Bardh Bokshi, Albert Avdiu dhe Etrur Maloku.

/GazetaSinjali/