image Dështon seanca ndaj Milaim Zekës e Frashër Krasniqit

Dështon seanca ndaj Milaim Zekës e Frashër Krasniqit

news image

Ka dështuar të mbahet shqyrtimi fillestar ndaj deputetëve Milaim Zeka dhe Frashër Krasniqi, të cilët po akuzohen për përleshjen e vitit 2017, në një studion televizive. Të akuzuarit Zeka dhe Krasniqi janë paraqitur në gjykatë, mirëpo seanca dështoi të mbahej për shkak të mungesës së gjykatësit të rastit, Hanefi Jashari.

Zyra ligjore e gjykatësit ka njoftuar se Jashari nuk ka mundur të jetë i pranishëm në gjykim pasi ka rast vdekje.

Deputeti Milaim Zeka nga partia PEK dhe deputeti i PSD-së Frashër Krasniqi akuzohen për rrahje në një studio televizive. Ngjarja ka ndodhur kur emisioni transmetohej drejtpërdrejt.

Aktakuza, sqaron se Krasniqi akuzohet për veprën penale “lëndim i lehtë trupor”, ndërsa Zeka për “kanosje”/Sinjali/