image Dështojnë të miratohen në Kuvend rezolutat e LVV-së dhe PDK-së, s'ka kuorum

Kosovë

Dështojnë të miratohen në Kuvend rezolutat e LVV-së dhe PDK-së, s’ka kuorum

news image

Kanë dështuar të miratohen në Kuvend propozim-rezolutat e LVV-së dhe PDK-së lidhur me menaxhimin e pandemisë COVID-19 për shkak të mungesës së kuorumit.

Për projekt-rezolutën e LVV-së vetëm 25 deputetë kanë marrë pjesë në votim.

E për projekt-rezolutën e PDK-së morën pjesë vetëm 20 deputetë dhe as kjo nuk arriti të kaloi në mungesë të kuorumit.

Njësoj, nuk ka kaluar as projekt-rezoluta për gjendjen financiare në Telekom. Votuan vetëm 27 deputetë dhe për këtë arsye ajo u shty për një seancë tjetër. /Gazeta Sinjali