Pas dështimit të tre rundeve për president të Shqipërisë, ditën e sotme do të mblidhet Konferenca e Kryetarëve për të përcaktuar rundin e katërt për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit.
Rundi i fundit, ku presidenti mund të zgjidhej me shumicë votash u ezaurua dje, ndërsa nuk u dërgua asnjë emër në Kuvend.
Konferenca e Kryetarëve do të mblidhet në orën 14:00. Këtë herë është radha e Socialistëve që të sjellin propozimet e tyre, pasi sipas marrëveshjes në të parat duhet të propozonte opozita.
Megjithatë, opozita nuk depozitoi asnjë emër në Kuvend, pasi u tërhoq nga marrëveshja sepse e konsideroi si të shkelur nga PS.