image Dështimi i Arsenalit për tu kualifikuar në LK e penalizon klubin për transferimin e dy objektivave të Serie A

Futboll

Dështimi i Arsenalit për tu kualifikuar në LK e penalizon klubin për transferimin e dy objektivave të Serie A

news image

Paulo Dybala dhe Victor Osimhen janë lidhur me një kalim te Arsenali, por të dy lojtarët nuk kanë gjasa të kalojnë në Emirates Stadium pa futbollin e Champions League.

Mikel Arteta ka qenë në kërkim të një sulmuesi të ri për disa muaj dhe Dybala dhe Osimhen kanë zhvilluar bisedime me Topçinjtë gjatë javëve të fundit.

La Gazzetta dello Sport raportoi në prill se Osimhen ishte i hapur për t’u bashkuar me ‘Gunners’, por vetëm nëse ata kualifikoheshin për në Champions League. Megjithatë, skuadra e Premierligës tani është dy pikë prapa Tottenhamit të Antonio Contes në vendin e katërt me vetëm një ndeshje të mbetur.

Osimhen nuk është i vetmi yll i Serie A që do të refuzonte mundësinë për të nënshkruar me Topçinjtë nëse ata dështojnë të kualifikohen në kompeticionin elitar të Evropës.

Edicioni i sotëm i La Gazzetta dello Sport raporton se Dybala gjithashtu nuk është i gatshëm të nënshkruajë me ta nëse ata nuk rrëmbejnë një top-katërshe këtë sezon. Argjentinasi do të largohet nga Juventusi në fund të kontratës së tij në qershor dhe Interi është në bisedime të avancuara për të siguruar shërbimet e tij.

/GazetaSinjaliSport/