image Dëshmitarët rrëfejnë momentet e shpërthimit në Kroaci: U dëgjua një zhurmë si bubullimë...

Rajon

Dëshmitarët rrëfejnë momentet e shpërthimit në Kroaci: U dëgjua një zhurmë si bubullimë…

news image

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në afërsi të konviktit të studentëve në Zagreb të Kroacisë, me ç’rast Policia ka gjetur një fluturake, dhe dy parashuta. Ekspertët dyshojnë se bëhet fjalë për një dron zbulues që përdoret nga Ukraina.

Pas shpërthimit, në rrjete sociale janë publikuar pamje nga momenti kur ndodhi ngjarja dhe rrëfime se si e përjetuar studentët.

Një studente kroate ka thënë se shpërthimi ndodhi pak metra larg saj, shkruan Dnevnik.

“Nuk e di se çfarë ka ndodhur, por ka shpërthyer dy metra larg meje, falë Zotit jam gjallë”, shtoi ajo.

Një dëshmitar tjetër deklaroi për Dnevnik atë që dëgjoi.

“Kishte një tingull si një aeroplan që fluturonte ulët … pastaj kishte një tingull të gjatë si bubullimë ose një katapultë. Dhe pastaj ishte një parashutë që shpejt dukej si një fletë, jo si një parashutë,” tha ai.

/GazetaSinjali/