image Dëshmia tronditëse e vëllait: Ish-dhëndri ma vrau motrën derisa po hante bukë
[wp-story id="814678"]

Shqipëri

Dëshmia tronditëse e vëllait: Ish-dhëndri ma vrau motrën derisa po hante bukë

news image

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në fshatin Zhupan të Fierit, ku Elton Meta, 31-vjeçar ka vrarë me armë zjarri ish-gruan e tij, Sabrina Bengaj.

Armando Bengaj, vëllai i Sabrinës, ka folur për ngjarjen e rëndë.

Ai tha se motra kishte qenë duke ngrënë bukë pasi sapo ishte kthyer nga puna, kur në derë të shtëpisë së prindërve në Zhupan të Fierit, ku ishte rikthyer prej një viti, kishte shkuar ish-bashkëshorti.

Mamaja e saj i ka kërkuar të largohet por ai ka kërkuar me ngulm të takojë Sabrinën. Pasi e ka qëlluar me armë zjarri, ajo ka ndërruar jetë në vend, raporton Abc News.

Armando Bengaj thotë se e ka marrë vesh ngjarjen nga e shoqja e cila është edhe shtatzënë, ndërsa shton se autori e ka kërkuar edhe atë për ta vrarë.

Ai tregon se i dyshuari ishte liruar prej datës 20 korrik, ndërsa për ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e sotme, bën fajtorë gjyqtarët për lirimin e tij nga burgu.

/GazetaSinjali/