Kliti Leka, 53-vjeçari i akuzuar për vrasjen e biznesmenit, Niko Goro, në Himarë doli këtë të martë para gjykatës së Vlorës ku u njoh me masën e sigurisë. Ai ka deklaruar se ka fjetur 2 ditë në makinë derisa ka gjetur momentin për të kryer vrasjen.
“Prej dy ditësh kisha shkuar në Himarë me një automjet të marrë me qira në Tiranë. Gjatë këtyre dy ditëve kam fjetur në makinë.
Pasi kam parë Nikollaq Goron, e kam ndjekur nga pas dhe në momentin që ka zbritur nga makina dhe është drejtuar te marketi i motrës, kam zbritur dhe e kam qëlluar disa herë me armë.
Më pas jam larguar me makinë dhe jam futur në zonën e Livadhit, ku kam hedhur çelësat në det dhe jam larguar drejt vendit të njohur si “Prozhektori”.
Në këtë vend më pas më ka kapur policia”, ka deklaruar 53 vjeçari, shkruan lapsi.al, transmeton Gazeta Sinjali.
Ngjarja ndodhi mëngjesin e së shtunës. Shkaku i krimit është një konflikt i pazgjidhur për një hapësirë toke ku është ndërtuar pallati i biznesmenit.
Nga të shtënat mbeti e plagosur edhe e motra e viktimës, Eftiqia Qesko, e cila mori një plumb në këmbën e djathtë. Biznesmeni Goro mori 4 plumba në trup, çfarë i shkaktuan edhe vdekjen e menjëhershme./Gazeta Sinjali/