image Dëshmia e Dumanit: Nuk doja t’a vrisja Doklen, por t’i merrja 500 mijë euro Martinajt

Shqipëri

Dëshmia e Dumanit: Nuk doja t’a vrisja Doklen, por t’i merrja 500 mijë euro Martinajt

news image

Nuk doja të vrisja Endrit Doklen. I mora lekët Ervis Martinajt dhe doja konflikt me të”. Është kjo një nga frazat e shkëputura në dëshminë e gjatë që Nurdin Dumani ka dhënë përpara hetuesve të SPAK.
Nuk dihen mirë motivet që Ervis Martinaj donte të eliminonte Endrit Doklen pas daljes së tij nga burgu.

Në dosje thuhet se Martinaj do të paguante 500 mijë euro për këtë vrasje. Sipas dëshmisë që Dumani ka dhënë para hetuesve ai ka marrë paradhënie 100 mijë euro për këtë eliminim, por më pas nuk bëri asnjë lëvizje konkrete për të kryer vrasjen.

Dumani shpjegon hollësisht gjithashtu se në emër të Ervis Martinit kanë shkuar dhe e kanë takuar në Kosovë dy persona. Njëri quhej Eli dhe një tjetër që është vëllai i Besian Xhixhës. Ata kanë shkuar me një automjet tip Hummer. Gjatë takimit Eli ka komunikuar me Ervisin dhe më tej me telefonin e Elit ka komunikuar me Ervisin i cili i ka propozuar vrasjen e Indrit Dokle.

SPAK nënvizon se ka mundur që të vërtetojë se Eli është pikërisht shtetasi Elvin Merlika, kurse shtetasi që Nuredini e prezanton si vëllai i Besianit është pikërisht shtetasi Alket Xhixha.

Alket Xhixha dhe Elvin Merlika kanë udhëtuar në drejtim të Kosovës me automjetin tip Hummer të cilin e identifikon Nuredin Dumani. Në vijim të komunikimeve Dumani ka marrë 100 mijë euro nga Martinaj, raporotn Lapsi.al.

Këtë variant e ka konfirmuar edhe Henrik Hoxhaj, bashkëpunëtori i Nuredin Dumanit i arrestuar së bashku me të. Edhe Koxhaj thotë se “çmimi ishte mbi 500 mijë euro pasi sipas Nuredinit personi nga i cili kishte marrë porosinë i kishte thënë “kërko sa të duash, pra i kishte lënë dorë të lirë tek çmimi”.

Në dosje thuhet se Nuredini dhe Hoxhaj pasi e kanë ndjekur për pak kohë Doklen kanë arritur në përfundimin se ky objektiv nuk ishte i lehtë dhe kjo porosi ngeli vetëm me fjalë dhe nuk u krye asnjë veprim.

/GazetaSinjali/