image Krasniqi për zgjedhjen e Abazoviq kryeministër: Moment historik mbarëshqiptarë - Sinjali

Krasniqi për zgjedhjen e Abazoviq kryeministër: Moment historik mbarëshqiptarë

news image

I pari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka reaguar pas zgjedhjes së Dritan Abazoviq kryeministër i Malit të Zi. Thotë se ky është lajm i mirë për qytetarët e këtij shteti dhe gjithë rajonin.

Krasniqi e quajti këtë moment historik mbarëshqiptarë.

“Lajm i shkëlqyeshëm nga Mali i Zi, ku Kuvendi me shumicë votash ka votuar Qeverinë e Re që do të udhëhiqet nga Kryeministri i ri, Dritan Abazoviq”, shkroi Krasniqi në një postim në Facebook.

“Zgjedhja e Dritan Abazoviq si Kryeministër, si një politikan i ri që ka dëshmuar se është punëtor dhe promovues i vlerave demokratike dhe perëndimore, është lajm i mirë për Malin e Zi, qytetarët e këtij shteti, por edhe për rajonin tonë. Ky është edhe një moment historik mbarëshqiptarë, të cilët sot, më shumë se kurdoherë, po dëshmojnë që janë partnerët më të besueshëm dhe kryesorë të SHBA-ve dhe të BE-së në rrugëtimin drejt integrimit europian dhe euro-atlantik. Urime Dritan, punë të mbarë në detyrën e re!”, shtoi ai.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin