NASA po kërkon vullnetarë për të praktikuar jetën në Mars. Katër persona do të kalojnë një vit duke jetuar në modulin 3D.
Në këtë mënyrë stimulohen kushtet e jetesës në Mars dhe përgatiten vullnetarët. Objekti i improvizuar ndodhet në Qendrën Hapësinore Johnson të NASA -s në Houston, Texas dhe është më i vogël se një fushë tenisi.
Ekuipazhi do të përballen me rrethana që ndodhin në Mars. Këtu përfshihen vonesat e komunikimit të burimeve limite dhe dështimet e pajisjeve. Ata gjithashtu do të kryejnë shëtitje të simuluara në hapësirë dhe do të kryejnë kërkime shkencore.
NASA thotë se ky do të jetë një mision “fizikisht dhe mendërisht i kërkuar”. Dhe kërkesat e tij të aplikimit janë njësoj kërkuese.
Për të marrë pjesë, duhet të jeni 30-55 vjeç, me diplomë Master në një lëndë STEM. Aplikantët gjithashtu, duhet të kenë regjistruar një përvojë “2 vjeçare” profesionale në zonën e tyre ose 1.000 orë si pilot i avioni.
NASA thotë se hulumtimi i saj do të ndihmojë në përgatitjen e rrugës për misionin njerëzor në Mars. Ky mision mund të nisë diku në vitin 2030. /GazetaSinjali/