image Deschamps deklarohet pas fitores së madhe ndaj Belgjikës

Futboll

Deschamps deklarohet pas fitores së madhe ndaj Belgjikës

news image

Pas fitores ndaj Belgjikës me rezultatin 2:3, Franca ka siguruar kualifikimin në finale të Ligës së Kombeve.

Belgjika ishte duke fituar pas 45 minutave të parë me rezultatin 2-0 me golat e Carrasco dhe Lukakut, por Franca përmbysi gjithçka në pjesën e dytë me golat e Karim Benzema, Kylian Mbappe dhe Theo Hernandez.

Pas ndeshjes, trajneri i kombëtares së Francës është shprehur tejet i lumtur me paraqitjen e lojtarëve të tij.

“Rezultati tregon edhe një herë forcën e karakterit të këtij ekipi”, tha fillimisht Deschamps për TF1.

“Të gjithë menduan se ne nuk kemi shanse pas pjesës së parë”, përfundoi Deshcamps. /Gazeta Sinjali Sporti/