Si pasojë e erërave të fuqishme që pati në komunën e Istogut, janë shkaktuar dëme materiale.
Pas dy ditësh erëra të forta dhe reshje bore, sot Istogu është zgjuar me pamje jo të mirë.
Pjesë nga pullazet kanë rënë në tokë duke vështirësuar qarkullimin nëpër rrugë.
Për shkak të erërave të forta është marrë vendim që sot të mos mbahet procesi mësimor në shkollat e kësaj komune.
Dëme janë shkaktuar edhe në rajonin e Pejës. /Gazeta Sinjali/
Fotografi nga vendi i ngjarjes, dërguar nga sinjalizuesit: