Ndonëse Policia e Kosovës ka filluar një aksion për t’i monitoruar të gjithë ata që nuk i respektojnë masat kundër përhapjes së koronavirusit, duket se disa zyrtarë policorë në Gjakovë po argëtohen në një kafeteri në qendër të qytetit, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas sinjalizuesve zyrtarët policorë po vazhdojnë të jenë edhe në këto momente në një lokal, edhe pse aksioni i Policisë dhe Inspektoratit po vazhdon në tërë Kosovën.
Nga pamjet e dërguara në Gazëtën Sinjali, të inxhizuara në orën 22:01, shihet që jo të gjithë zyrtarët policorë të Stacionit Policor në Gjakovë e kanë marrë me seriozitet urdhërin e drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Gjakovës, për të qenë strikt në zbatimin e detyrave dhe respektimin e rekomandimeve të institucioneve shëndetësore për parandalimin e përhapjes së koronavirusit. /GazetaSinjali/