image Derisa po pastronte armën, vetëplagoset një person në Fushë Kosovë

Kosovë

Raporti/ Derisa po pastronte armën, vetëplagoset një person në Fushë Kosovë

news image

Një person është vetëplagosur në shuplakë të dorës aksidentalisht derisa ishte duke e pastruar armën.

Incidenti ka ndodhur pasditen e djeshme në Fushë Kosovë, shkruan Gazeta Sinjali.

“I dyshuari mashkull K-Shqiptar përderisa ishte duke pastruar armën, është vetë plagosur në shuplakë të dorës. I njëjti është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa njësiti policor ka konfiskuar armën-pistoletë me një karikator me dy fishek dhe një gëzhojë”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt./GazetaSinjali/