Një person është vetëplagosur në shuplakë të dorës aksidentalisht derisa ishte duke e pastruar armën.
Incidenti ka ndodhur pasditen e djeshme në Fushë Kosovë, shkruan Gazeta Sinjali.
“I dyshuari mashkull K-Shqiptar përderisa ishte duke pastruar armën, është vetë plagosur në shuplakë të dorës. I njëjti është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa njësiti policor ka konfiskuar armën-pistoletë me një karikator me dy fishek dhe një gëzhojë”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.
Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt./GazetaSinjali/