image Derisa po ecte në pyll, një person në Pejë gjen mjet shpërthyes

Kosovë

Siguri/ Derisa po ecte në pyll, një person në Pejë gjen mjet shpërthyes

news image

Një person në Pejë ka raportuar se deri sa ishte duke ecur në pyllin e tij, ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyer, shkruan Gazeta Sinjali.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 13:35 në fshatin Turjak.

“Ankuesi mashkull K ka raportuar se ka hasur një mjet të dyshuar shpërthyes deri sa ishte duke ecur në pyllin e tij. Në vendin e ngjarjes ka dalë njësiti i FSK-së dhe ka bërë tërheqjen e mjetit Granatë dore  pa ndonjë incident”, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së./GazetaSinjali/