Një person në Pejë ka raportuar se deri sa ishte duke ecur në pyllin e tij, ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyer, shkruan Gazeta Sinjali.
Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 13:35 në fshatin Turjak.
“Ankuesi mashkull K ka raportuar se ka hasur një mjet të dyshuar shpërthyes deri sa ishte duke ecur në pyllin e tij. Në vendin e ngjarjes ka dalë njësiti i FSK-së dhe ka bërë tërheqjen e mjetit Granatë dore pa ndonjë incident”, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së./GazetaSinjali/