Zveçani është qyteti me daljen më të madhe të votuesve në zgjedhjet e 14 shkurtit, deri në orën 11:00, raporton Gazeta Sinjali.
Nga të dhënat e Komisionit Qendror Zgjedhor, në Zveçan kanë votuar 33.22 për qind e qytetarëve, apo 2.268 votues.
Ndërkohë, në 38 komunat e Kosovës, deri në këtë orë kanë votuar 8.30 për qind e qytetarëve. /Gazeta Sinjali/