image Këto janë komunat me daljen më të madhe në zgjedhje

Këto janë komunat me daljen më të madhe në zgjedhje

news image

Komisioni Qendror Zgjedhor ka njoftuar për daljen në zgjedhjet e përgjithshme që janë duke u mbajtur në Kosovë në ditën e sotme, transmeton Gazeta Sinjali.

Sipas faqes zyrtare të KQZ, dalja në zgjedhje deri në ora 11:00 është 8.19%.

Komuna me daljen më të madhe sipas faqes zyrtare të KQZ-ës, është Zveçani me 33.22%.

Ndërkohë edhe Leposaviqi dhe Zubin Potoku kanë dalje të lartë me 22.73% dhe 19.59%.

Ndërsa prej komunave me shumicë shqiptare dalja më e madhe është në Prishtinë dhe Fushë Kosovë me 10%. /Gazeta Sinjali/