image Deri në tri orë pritje për të hyrë në Shqipëri - Sinjali

Deri në tri orë pritje për të hyrë në Shqipëri

news image

Autobusë e automjete tjera janë duke pritur deri në tri orë që ta kalojnë kufirin Kosovë-Shqipëri. E sipas disa fotografive shihet që janë kolona shumë të gjata.

Radha e automjeteve ka shkuar në 12 kilometra, deri në fshatin Zhur të Kosovës.

Sinjalizuesit kanë dërguar fotografi në adresën e Gazetës Sinjali, ku shihen kolona të gjata të veturave duke pritur ta kalojnë kufirin.

Situatë e njëjtë në Morinë ishte edhe dje, pasi ka nisur zbatimi i masave të reja antiCOVID në kufi. Të gjithë personat që duan të hyjnë në Shqipëri duhet të plotësojnë njërin nga tre kushtet: të kenë pasaportën e vaksinimit të plotë jo më të vjetër se dy javë; të kenë testin PCR negativ brenda 24 orëve ose testin antigen brenda 48 orëve; të kenë provë të kalimit të infeksionit Sars-Cov2 jo më të vjetër se 6 muaj.

Ndërsa qytetarët e Shqipërisë që kthehen atje, nëse nuk kanë dokumentet e treguara më lartë, duhet të vetizolohen për 10 ditë.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: