image Deri në orën 17:00 kanë votuar 36 për qind e qytetarëve në Preshevë

Politikë

Deri në orën 17:00 kanë votuar 36 për qind e qytetarëve në Preshevë

news image

Sot janë duke u mbajtur zgjedhjet lokale në Komunën e Preshevës, shkruan Gazeta Sinjali.

Kryetari i Komisionit Komunal Zgjedhor, Kenan Kamberi, ka thënë për KP se deri në orën 17:00 kanë votuar 17 mijë e 297 qytetarët apo 36.49 për qind.

Rreth 42 mijë qytetarë kanë të drejtë vote sot për të votuar për 38 këshilltarët për kuvendin e ri lokal.

Kujtojmë se Kuvendi Komunal u shpërnda në mes të muajit dhjetor 2020 për arsye se nuk u mbajt asnjë seancë që nga 27 gushti 2020.

/Gazeta Sinjali/