Edhe këtë paradite qytetarët të cilët po dalin ose po hynë brenda territorit të Republikës së Kosovës, përmes pikave kufitare, po përballen me pritje të gjata.
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se në pikë-kalimin kufitar në Merdar, pritjet në dalje janë deri në katër orë.
Sipas kësaj qendre, pritjet në Jarinje janë deri në dy orë në dalje, ndërsa te Dheu i Bardhë 30 minuta dhe në Vërmicë 40 minuta./Gazeta Sinjali/