image Dërgohet për obduksion trupi i pajetë i 14-vjeçarit që humbi jetën në aksidentin tragjik në Suharekë - Sinjali

Dërgohet për obduksion trupi i pajetë i 14-vjeçarit që humbi jetën në aksidentin tragjik në Suharekë

news image

Një 14 vjeçar humbi jetën në një vetaksident trafiku në fshatin Sallagrazhdë të Suharekës. Ai ishte bashkë me dy fëmijë të tjerë, kur vetura me të cilën po udhëtonin u rrokullis, duke i shkaktuar atij plagë vdekjeprurëse, ndërsa dy fëmijëve të tjerë lëndime të rënda trupore.

Policia njofton se trupi i pajetë i 14-vjeçarit është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Ndërkaq, dy fëmijët e tjerë të lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Prizrenit./GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin