image Dërgohet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore një person nga Gurrakoci, dyshohet se pësoi djegie duke kositur barin

Siguri

Dërgohet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore një person nga Gurrakoci, dyshohet se pësoi djegie duke kositur barin

news image

Sot gjatë ditës në fshatin Gurrakoc të Istogut, përderisa ishte duke punuar në pronën e tij, një person ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Burimet e Sinjalit nga Spitali Rajonal i Pejës bëjnë me dije se ai është sjellur në spital me lëndime që i korrespondojnë djegies në shkallë të theksuar, ku për pasojë ka pësuar dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit.

Për më shumë informata, Sinjali ka kontaktuar me zëdhënësin e Policisë në Pejë dhe jemi në pritje të informacioneve shtesë.

/GazetaSinjali/