I dashuri i nënës së Neymarit u dërgua në spital pasi që pësoi një prerje në dorën e tij me një gotë të thyer.
Po ashtu sipas “The Sun”, para se të vinte ambulanca në shtëpinë e tyre, ishin dëgjuar zënka andaj edhe besohet se kishte ndodhur aksidenti me gotën e thyer, transmeton Gazeta Sinjali.
Ndërsa gjendja e tij shëndetësore ende nuk është bërë e ditur.
Ky aksident erdhi pas ribashkimit të çiftit sepse kohë më parë ishin ndarë kurse kohëve të fundit u raportua për një ribashkim të mundshëm të tyre.
Kundërshtime për lidhjen e mamasë së tij nuk pati nga ylli i PSG, Neymar i cili e miratoi lidhjen e tyre.