Një person është arrestuar në Gjakovë, pasi i njëjti dyshohet se ka sulmuar nënën e tij.
I dyshuari është arrestuar dje rreth orës 08:30, i cili sipas viktimës ka problem psikike, transmeton Gazeta Sinjali.
Viktima ka marrë lëndime të dukshme trupore, por që nuk ka pranuar të marrë tretman mjekësor.
“Sipas viktimës i dyshuari ka probleme psikike i cili është dërguar për ekzaminim në repartin e psikiatrisë në QKUK, ku pastaj për shkak të rrezikut që ai paraqet në familjen e tij është dërguar në spitalin e Gjakovës në repartin e psikiatrisë për tretman të mëtejmë mjekësor”, bëhet e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Gazeta Sinjali/