image Dërgohet në paraburgim shoferi që dyshohet se shkaktoi aksidentin me fatalitet në Ferizaj

Drejtësi

Dërgohet në paraburgim shoferi që dyshohet se shkaktoi aksidentin me fatalitet në Ferizaj

news image

Gjykata Themelore në Ferizaj ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj Bahti Gabrica, i dyshuar për shkaktimin e aksidentit me fatalitet në fshatin Talinovc, raporton Gazeta Sinjali.

Përmes një njoftimi për media bëhet e ditur se gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të dyshuarit e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj.

“Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamenti i Përgjithshëm, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se i pandehuri B.G. më 1 nëntor 2022, në një fshat të Komunës së Ferizaj, duke drejtuar automjetin, nga pakujdesia në kundërshtim me nenin 53 dhe 69 të Ligjit për Rregullat e Trafikut Rrugorë ka rrezikuar pjesëmarrësit në komunikacion dhe ka vë në rrezik jetën e njerëzve, në atë mënyrë që i pandehuri duke mos e përshtatur shpejtësinë e lëvizjes, kushteve dhe rrethanave në rrugë e po ashtu duke mos mbajtur distancë anësore të sigurisë, ku në pjesën e përparme të anës së djathtë të automjetit e godet tani të ndjerin N.O. i cili duke ecur në skaj të rrugës, e ka hedhur mbi xhamin e përparme të veturës dhe më pas forca e goditjes e hedh në tokë, me ç` rast të dëmtuarin tani të ndjerit i shkakton lëndime të rënda trupore me rrezik për jetën, me plagë të rënda në pjesë vitale të trupit, ku dërgohet për trajtim në Qendrën Emergjente në Ferizaj, dhe si pasoj e lëndimeve të marra tani i ndjeri N.O., nuk arrin t`i përballoj plagëve dhe i njëjti ndërron jetë”, thuhet në njoftim.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/