image Dërgohet në mbajtje personi që e quajti "prostitutë" një të mbijetuar të dhunës seksuale

Kosovë

Siguri/ Dërgohet në mbajtje personi që e quajti “prostitutë” një të mbijetuar të dhunës seksuale

news image

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar personi i cili kishte bërë komente fyese ndaj një të mbijetuar të dhunës seksuale në Kosovë, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas raportit të policisë, arrestimi i tij u bë gjatë ditës së djeshme në Gllogoc.

“Me datën 21.4.2020 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili në një portal informativ kishte bërë komente fyese ndaj një femre të dhunuar gjatë luftës në Kosovë”, thuhet në raportin 24 orësh.

I dyshuari me vendim të prokrit është dërguar në mbajtje.

Kujtojmë që hetimet për personin në fjalë i cili këtë koment e kishte bërë me një profil të rremë në Facebook, prokuroria i filloi dy ditë më parë.

Përmes një komunikate për media, Prokuroria Themelore njoftoi se ka kërkuar nga Njësia për Hetimin e Krimeve Kibernetike pranë Policisë së Kosovës, që të verifikojë llogarinë me emrin Patris Bond, në Facebook./Gazeta Sinjali/