image Dërgohet në mbajtje i dyshuari për plagosjen e 22-vjeçarit në Vushtrri

Siguri

Dërgohet në mbajtje i dyshuari për plagosjen e 22-vjeçarit në Vushtrri

news image

Mbrëmë rreth orës 21:30 në rrugën “Ukshin Kovaqica” në Vushtrri është plagosur një 22-vjeçar. Për plagosjen e tij në stacion policor është vetëdorëzuar një i dyshuar.

Gazeta Sinjali mëson se i dyshuari, nga i cili policia ka sekuestruar një pistoletë, është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Në pistoletën e të dyshuarit ishte një karikator me shtatë fishekë.

22-vjeçari, i cili u plagos në këmbë është duke u trajtuar në Spitalin e Mitrovicës./Gazeta Sinjali/