image Dërgohen në strehimore fëmijët e gruas nga Drenasi që dyshohet se lejoi dhunimin e së bijës

Sociale

Dërgohen në strehimore fëmijët e gruas nga Drenasi që dyshohet se lejoi dhunimin e së bijës

news image

Qendra për Punë Sociale ka marrë nën kujdes fëmijët e gruas nga Drenasi e cila dyshohet se lejoi dhunimin e së bijës 14-vjeçare nga një burrë, me të cilin dyshohet se ajo kishte lidhje jashtëmartesore, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar drejtori i kësaj qendre, Emin Dobra.

“Po, fëmijët gjenden në strehimore. I kemi marrë menjëherë pas rastit, vetëm një natë kanë qëndruar te dajtë e vet”, tha Dobra./Gazeta Sinjali/