image Dërgohen në konvikte 180 udhëtarët e ardhur nga Gjermania

Kosovë

Dërgohen në konvikte 180 udhëtarët e ardhur nga Gjermania

news image

Të ardhur nga Dusseldorfi i Gjermanisë, 180 qytetarë janë dërguar në qendrën e studentëve në Prishtinë, ku do të rrinë të izoluar në kovikte për 14 ditë, shkruan Gazeta Sinjali.

Transportimi i tyre nga Aeroporti i Prshtinës deri te Qendra e Studentëve u bë me autobusë të veçantë.

Aty, 180 udhëtarët do të qëndrojnë të izoluar për 2 javë, sa është koha e rekomanduar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, si masë mbrojtëse për mospërhapjen e virusit COVID – 19.

Kujtojmë që gjatë ditës së djeshme në konvikte janë vendosur edhe 39 qyetetarë të ardhur nga Stambolli./Gazeta Sinjali/