image Derbi për titull dhe mbijetesë përfundon pa fitues, Prishtina, Trepça’89 dhe Llapi arrijnë fitore të rëndësishme

Futboll

Derbi për titull dhe mbijetesë përfundon pa fitues, Prishtina, Trepça’89 dhe Llapi arrijnë fitore të rëndësishme

news image

Kanë përfunduar ndeshjet e javës së 34-të në elitën e futbollit kosovar, shkruan Sinjali Sport.

Kryendeshja e kësaj xhiroje u zhvillua në Gjilan, ku dy pretendentët për titull Drita dhe Ballkani u ndan në paqe me rezultat 1-1.

Ky rezultat më së shumti përshtati i shkoi Prishtinës, e cila e mposhti Feronikelin me rezultat 2-1 dhe me javën e ardhshme mund të kurorëzohet me titullin e kampionit.

Ndeshje interesante u zhvillua edhe në mes Arbërisë dhe Drenicës, dy skuadrave që luftojnë për mbijetesë, ku përfundoi baras 1-1, duke i fituar që të dy skuadrat nga një pikë.

Barazimi i këtyre dy ekipeve më së shumti i konvenoi Trepçës’89, të cilët fituan kundër Gjilanit me rezultat 2-1 dhe u larguan nga zona e kuqe.

Fitore në këtë javë arriti edhe Llapi, duke e mposhtur Besën me rezultat minimal 1-0.

Tabela e Superligës së Kosovës në futboll ndryshoi edhe në këtë javë, ndërsa kampioni dhe skuadra që do t’i bashkohet Besës në Ligën e Parë do të mësohen në dy xhirot e fundit që do të zhvillohen në vijim.

/Gazeta Sinjali Sporti/