image Derbi i Serie A: Lazio - Juventus/ Dalin formacionet zyrtare

Futboll

Derbi i Serie A: Lazio – Juventus/ Dalin formacionet zyrtare

news image

Lazio dhe Juventusi do të zhvillojnë duelin interesant në kuadër të xhiros së 13-të në Serie A.

Lazio ndodhet në pozitën e pestë në tabelë me 21 pikë të mbledhura, gjersa Juventusi pozicionohet në pozitën e tetë me 18 pikë të mbledhura.

Të dy skuadrat kanë zbuluar formacionet zyrtare për këtë ballafaqim, gjersa tek të dyja do të ketë nga një mungesë të madhe.

Lazio (4-3-3): Reina; Lazzari, Luiz Felipe, Acerbi, Hysaj; Milinkovic-Savic, Cataldi, Luis Alberto; Felipe Anderson, Pedro, Zaccagni.

Juventus (4-4-2): Szczesny; Danilo, Bonucci, De Ligt, Pellegrini; Cuadrado, McKennie, Locatelli, Rabiot; Chiesa, Morata.

Tek Lazio mungesë e madhe do të jetë sulmuesi Ciro Immobile, gjersa tek ‘biankonerët’ Paulo Dybala nuk ka arritur që të rikuperohet në kohë për këtë ballafaqim.  /Gazeta Sinjali Sporti/