Norwich e Southampton do të përballen sot në kuadër të Premier Ligës. E në përbërjet e të dyja ekipeve do jetë nga një futbollist shqiptar, shkruan Sinjali Sport.
Futbollistët shqiptarë që do të përballen në këtë derb janë Milot Rashica e Armando Broja.
Një sfidë interesante mes dy skuadrave ku në fushën e lojës me shumë gjasa për disa minuta do të shikojmë edhe një duel shqiptarësh, mes Mashicës dhe Brojës. Futbollisti i përfaqësueses Kosovare pritet ti besohet një fanellë titullari, ndërsa Broja për shkak të dëmtimit në kavilje që ka pasur kohët e fundit mund ta nisë nga stoli ndeshjen.
Që të dy luajnë në kombëtare, Broja në atë të Shqipërisë e Rashica në të Kosovës.
Formacionet e mundshme:
Norwich: Krul, Aarons, Hanley, Gibson, Williams; Normann, Gilmour; Cantwell, Lees-Melou, Rashica, Pukki.
Southampton: Mçarthy, Livramento, Bednarek, Salisu, Walker-Peters; Elyounoussi, Romeu, Ward-Prowse, Redmond; A Armstrong, Adams.