Ka përfunduar edhe një xhiro në basketbollin amerikan NBA, me ndeshje interesante, shkruan Sinjali Sport.
Në program të natës së kaluar ishte derbi i dy skuadrave me të njëjtin emër Los Angeles, mirëpo fitues ishin ata të Clippers që me rezultat të thellë 118:94 mposhtën Lakers.
Paul George ishte basketbollisti më efikas në ndeshje duke realizuar 24 pikë dhe 7 kërcime, ndërsa te Lakers në formë të lartë ishte Kyle Kuzma me 25 pikë.
Ndeshje interesante ishte ajo në mes Brooklyn Nets dhe Dallas Mavericks, që përfundoi në të mirë të këtyre të fundit me rezultat 113:109.
I zakonshmi Luka Doncic ishte më efektivi në ndeshje te Mavs, duke bërë double-double prej 24 pikëve dhe 10 kërcimeve, në anën tjetër Kyrie Irving ishte në natën e tij duke shënuar 45 pikë.
Takimi i mbrëmjes u zhvillua në Kanadë, ku skuadra e Torontos u mposht në vazhdime nga Washngtoni me rezultat 129:131.
Loja ekipore te Wizards ia solli fitoren e radhës, ku tre basketbollist shënuan mbi 20 pikë, me Bradley Beal si lider (28), Raul Neto (25), Robin Lopez (24) dhe Russell Westbrook që ishte furnizuesi i topave pasi që bëri tripe-double prej 13 pikëve, 17 kërcimeve dhe 17 asistimeve duke iu afruar vetëm edhe dy triple-double legjendës Oscar Robertson që kryeson në histori të NBA-së për këtë statistikë.
Në anën tjetër te Raptors loja fantastike e Pascal Siakam që realizoi 44 pikë dhe 11 kërcime nuk mjaftoi për fitore.
Rezultat e të gjitha ndeshjeve të mbrëmjes:
Chicago Bulls – Charlotte Hornets 120:99
Washington Wizards – Toronto Raptors 131:129
Brooklyn Nets – Dallas Mavericks 109:113
Memphis Grizzlies – Detroit Pistons 97:111
Atlanta Hawks – Indiana Pacers 126:133
Oklahoma City Thunder – Golden State Warriors 97:118
Los Angeles Lakers – Los Angeles Clippers 94:118. /Gazeta Sinjali/