image Derbi i javës mbyllet baras, Llapi me përmbysje mposhtë Prishtinën, Dukagjini me lehtësi fitoi ndaj Malishevës

Futboll

Derbi i javës mbyllet baras, Llapi me përmbysje mposhtë Prishtinën, Dukagjini me lehtësi fitoi ndaj Malishevës

news image

Janë mbyllur të gjitha ndeshjet e xhiros së nëntë në Superligë.

E gjithë vëmendja ishte te sfida në mes të Gjilanit dhe Ballkanit, e cila u mbyll me rezultatin e barabartë, 1-1.

Të parët në epërsi kaluan vendasit me golin e Progshit, derisa barazoi gjithçka Gripshi.

Befasia e madhe ishte humbja e Prishtinës në shtëpi nga skuadra aspak në formë këtë edicion Llapi, madje edhe më befasi për mënyrën se si humbi.

Prishtina ishte duke fituar deri në minutën e 90’ me golin e Krasniqit, por në minutat shtesë, Selmani fillimisht dhe më pas Veliu i befasuan vendasit duke shënuar dy gola për të përmbysur rezultatin dhe për t’ia siguruar tri pikë Llapit.

Dukagjini nuk pati probleme, e mundi 2-0 në shtëpi Malishevën.  /Gazeta Sinjali Sporti/