image Der Spiegel: Shërbimet ruse hyjnë në e-mailin e kancelares Merkel
[wp-story id="814678"]

Botë

Gjermani/ Der Spiegel: Shërbimet ruse hyjnë në e-mailin e kancelares Merkel

news image

Revista gjermane “Der Spiegel” në numrin e saj të së premtes, ka publikuar një artikull ku shkruhet se shërbimet e inteligjencës ushtarake ruse GRU kanë arritur të hyjnë në e-mailet e zyrës elektorale të kancelares Merkel në vitin 2015, kohë kur u sulmua nga hakerat dhe parlamenti gjerman.

Qeveria gjermane nuk ka bërë një koment për këto raportime. Gjithashtu reagim nuk ka as nga Moska zyrtare, e cila më herët i ka mohurat akuzat për këto sulme kompjuterike.

Sipas “Der Spiegel”, policia federale dhe agjencia federale për krimet kibernetike kanë mundur të rikrijojnë sulmin dhe kanë gjetur se objekt i sulmit nga hakerat kanë qenë dy “inbox-e” të zyrës elektorale të Merkel. Ata kanë hyrë në korrespondencat elektronike të viteve 2012-2015 dhe madje kanë kopjuar e-mail-et në një kompjuter tjetër.

Dhoma e Ulët e Bundestagut gjerman zbuloi në maj të vitit 2015 se sistemi i saj kompjuterik ishte thyer dhe hakerat kishin hyrë brenda tij që nga fillimi i vitit. Fatkeqësisht nuk u zbulua se çfarë informacioni ishte vjedhur.

Ambasada ruse në Berlin nuk ka bërë asnjë reagim për ngjarjen në fjalë deri në këto momente. /Gazeta Sinjali/