Një deputetet ukrainase ka thënë se ajo dhe njerëzit e saj janë të përgatitur për atë që mund të ndodhë nëse presidenti rus Vladimir Putin gjuan armë bërthamore në vendin e saj.
Udhëheqësja e partisë Holos të qendrës së djathtë, Kira Rudik, tha se ajo e ka një çantë gati nëse Putin lëshon raketa dhe ka planifikuar gjithashtu për situata të tjera me të cilat mund të përballet Ukraina këtë dimër.
“Unë kam një çantë shpine poshtë shkallëve me gjithçka që shkencëtarët tanë thonë se është e nevojshme dhe ne të gjithë e dimë se si të veprojmë nëse do të ketë një sulm bërthamor”, thotë ajo për Sky News,
“Ne duhet të përgatitemi për ndërprerjet e energjisë elektrike dhe të kemi në çdo shtëpi diçka si strehë për bombë, e pajisur me gjithçka që do të ishte e nevojshme, nëse do të ketë një tjetër granatim të Kievit”.