image Deputetja Musliu mbron Xhulin pasi u quajt "komandante e Dubait": KPM a jeni funksional a jo?

Bota e Yjeve

Deputetja Musliu mbron Xhulin pasi u quajt “komandante e Dubait”: KPM a jeni funksional a jo?

news image

Vedat Bajrami dhe Xhuliana Nura kanë pasur një debat të fortë mbrëmë në darkën e të nominuarve.

Në mes të debatit ishte një deklaratë e Vedatit e cila nuk u pritë edhe mirë, as jashtë edhe brenda e shtëpisë.

“Komandante e Dubait”, ishte deklarata e aktorit.

Lidhur me këtë po diskutohet sonte.

Xhuli u shpreh se kjo nuk i ka pëlqyer aspak sepse sipas saj Dubai së fundi nuk ka një epitet të mirë.

Ajo u shpreh se kjo e ka lënduar.

Pas këtij moment ka reaguar deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu.

“Nëse ne heshtim kur një gruaje i ipet epiteti “Komandante e Dubait”  ne si gra duhet ta mbyllim gojen përgjithmonë dhe mos të flasim kurrë më për të drejtat e grave”, ka shkruar ajo.

“Komisioni i Pavarur Mbikëqyres i Mediave a jeni funksional, a jo”.

/GazetaSinjali/