image Deputetja e VV-së: Produktet në Kosovë më të shtrenjtat në rajon, bizneset që rrisin çmimet do të ndëshkohen

Kosovë

Ekonomi/ Deputetja e VV-së: Produktet në Kosovë më të shtrenjtat në rajon, bizneset që rrisin çmimet do të ndëshkohen

news image

Deputetja e Lëzivjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli ka thënë se produktet ushqimore dhe barnat në Kosovë janë më të shtrenjtat në rajon.

Pacolli po ashtu ka thënë se shumë prej produkteve ushqimore bazike janë më lirë në Gjermani, Austri e Angli se sa në Kosovë.

“Tashmë produktet ushqimore dhe barnat në vendin tonë janë më të shtrejtat në rajon. Shumë prej produkteve ushqimore bazike janë më lirë në Gjermani, Austri e në Angli sesa në Kosovë. Shumë familje mezi ia dalin të sigurojnë ushqimet e nevojshme”, ka shkruar deputetja e VV-së në një postim në rrjetin social Facebook.

Tutje, Pacolli ka shtuar se nuk ka hapësirë për rritje të çmimeve dhe bizneset që e bëjnë këtë do të ndëshkohen.

“Nuk ka hapësirë për rritje të mëtutjeshme të çmimeve. Është e papranueshme dhe bizneset që rrisin çmimet duhet të ndëshkohen dhe do të ndëshkohen. Mos hezitoni të telefoni ATK-në në 0800 80 800”, ka përfunduar ajo./GazetaSinjali/

https://www.facebook.com/fitore.pacolli/posts/10219762004693361