image Deputetja e VV-së: LDK nuk mund të jetë në opozitë ose do të shkojmë në zgjedhje

Kosovë

Deputetja e VV-së: LDK nuk mund të jetë në opozitë ose do të shkojmë në zgjedhje

news image

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka shkruar në llogarinë e saj në Facebook, se LDK nuk mund të jetë në opozitë, për shkak se siç ka thënë ajo, LDK duhet të zgjedh të bëjë koalicion me VV-së ose vendi do të shkojë në zgjedhje përsëri.

Ajo ka thënë se VV qysh në fushatën zgjedhore ka bërë të qartë se dëshirojnë koalicion me LDK-në, por që nuk e kanë menduar se kjo mund t’i dobësoj pozitat e tyre negociuese.

Shkrimi i plotë i saj:

Në lidhje me deklaratat e disa përfaqësuesve të LDK-së, se ata mund të shkojnë në opozitë.

Lëvizja VETËVENDOSJE! e ka bërë të qartë që në fushatë zgjedhore se preferon të qeverisë me LDK- në dhe qëndrojmë pas këtyre deklaratave. Në asnjë moment nuk kemi menduar se kjo mund dhe do të dobësojë pozitat tona negociuese.

Interesi e vëmendja jonë është të realizojmë pritshmëritë e qytetarëve, duam të forcojmë institucionet e mirëqeverisjen, jo pozitat tona.

Andaj dhe LDK s’mund të jetë në opozitë. Ata do të zgjedhin të qeverisin me LV! ose do të kthehemi tek qytetarët.