image Deputetja e VV-së kërkon shkarkimin e ambasadorit të Francës

Kosovë

Deputetja e VV-së kërkon shkarkimin e ambasadorit të Francës

news image

Deputetja nga Lëvizja Vetëvendosje, Labinotë Demi-Murtezi, përmes një shkrimi në “Facebook” ka reaguar ndaj ambasadorit të Kosovës në Francë, Qëndrim Gashi, i cili në rrjetin e tij social “Twitter” ka shpërndarë karikaturat e Profetit Muhamed.

Deputetja e Vetëvendosjes tha se ky akt është i papranueshëm ndaj figurës së profetit tonë Muhammed (paqja dhe shpëtimin qofshin mbi të).

“Është i papranueshëm akti i përqeshjes së figurës së profetit tonë Muhammed (paqja dhe shpëtimi qofshin mbi të) nga ambasadori ynë në Francë, Qëndrim Gashi. Ky veprim përbën skandal, dhe MPJ duhet të marrë masa për tërheqjen e Gashit nga detyra”, shkroi ajo. /Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/LabinotaDemiMurteziOfficial/posts/1797075040444728