image Deputetja e VV-së: Dje ranë maskat, ua prishëm matematikat prandaj kjo histeri

Politikë

Deputetja e VV-së: Dje ranë maskat, ua prishëm matematikat prandaj kjo histeri

news image

Deputetja e VV-së, Fitore Pacolli ka bërë të qartë se Lëvizja Vetëvendosje do të vazhdojë që në procedurë të rregullt të bëjë ndryshimet në Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme.

Ajo ka thënë se kjo do të bëhet për të garantuar të drejtën e votës për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.

Dje ranë maskat. Ua prishëm matematikat prandaj gjithë kjo histeri.
Ne vazhdojmë me procedurë të rregullt të bëjmë ndryshimet e nevojshme për të garantuar të drejtën e votës për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës. Mërgata vlerë për Kosovën, kërcënim për hajnat e të korruptuarit”,
shkroi ajo në një postim në Facebook. /Gazeta Sinjali/