image Deputetja e VV-së dhuron para për familjen e gruas nga Istogu që vdiq nga koronavirusi

Kosovë

Solidaritet/ Deputetja e VV-së dhuron para për familjen e gruas nga Istogu që vdiq nga koronavirusi

news image

Deputetja e Kuvendit të Republikës së Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mullhaxha – Kollçaku, ka ndarë një pjesë të pagës së saj për familjen e 39-vjeçare nga Istogu që vdiq nga koronavirusi, shkruan Gazeta Sinjali.

Këtë e ka bërë të ditur vetë deputetja përmes një postimi në Facebook, me ç’rast ka ftuar të tjerët t’i bashkohen për t’i ndihmuar dy fëmijët që la pas viktima.

“Duke mbështetur nismën e Kryeministrit për solidaritet me kontribut financiar në luftimin e COVID-19 dhe duke qenë thellësisht e prekur me vdekjen si pasojë e sëmundjes së S. K, nga Lluga e Istogut, që la pas vete dy fëmijë pa përkujdesje prindërore, një pjesë e kontributit tim financiar i dedikohet kësaj familje, si dhe me këtë rast ftoj të gjithë ata që kanë mundësi që me kontributin e tyre sado modest, të zbusim pak dhembjen e fëmijëve që për momentin janë në vetizolim”, ka shkruar Mullhaxha – Kollçaku.

Gruaja nga Istogu e cila vdiq më 13 prill, është një nga 11 personat që vdiqën nga koronavirusi në Kosovës./Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/fatmire.kollcaku