image Deputetja e Nismës - Osmanit: E dhimbshme të jesh kryetare pa parti

Politikë

Deputetja e Nismës – Osmanit: E dhimbshme të jesh kryetare pa parti

news image

Deputetja e Nismës Socialdemokrate, Arbëresha Krasniqi, ka reaguar pasi që kryeparlamentarja Vjosa Osmani e quajti “deputete pa grup parlamentar”, kur ia dha fjalën në Kuvend.

“Një deputete pa grup parlamentar e kemi për momentin. Kështu figuroni në shkresën që e kam unë, të cilën se bëj unë por administrata”, tha Osmani.

Ani pse, kryekuvendarja u arsyetua se kështu shkruhet në shkresën e administratës, Krasniqi nuk e lëshoi pa e thumbuar.

”Deputete nga radhët e Nismës. Tash nuk e di a jeni LDK ju apo qysh me ia bë kësaj pune. Nëse të pengon emri i Nismës Socialdemokrate munde me thanë emrin dhe mbiemrin. Na jemi parti Socialdemokrate, për mu më e pranueshme është për mua si deputete pa grup, por jo si Kryetare pa parti. Disi është më e dhimbshme kjo farë pune”, u shpreh ajo./Gazeta Sinjali/