Deputetja e NISMA-s, Albulena Balaj Halimaj ka thënë se një kilogram farë e domateve kushton sa një kilogram ari. Sipas saj, ky çmim është rritur pas vendosjes së taksës.
Siç ka deklaruar deputetja Halimaj këtë ia kishte thënë një i afërm i saj.
Halimaj ka këshilluar Qeverinë Kurti të mos nguten në largimin e taksës, por të pyes prodhuesin vendor për fitimet e tyre gjatës periudhës kur është vendosur taksa.
“Është mirë me prit pak, me marrë frymë, me i pyet prodhuesit vendor sa kanë përfituar ata me vendosje të kësaj takse. Jo vetëm ata që i ka thirrur në zyrë, por edhe ta që nuk kanë mundësi të shkojnë në zyrë”.
“E pash që është konsultuar me prodhuesit vendor që kanë problem me lëndën e parë. Një i afërm i imi më ka thënë se një kilogram farë e domates kushton sa një kilogram ari”, ka thënë ajo. /Gazeta Sinjali/