Deputetja e zgjedhur nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka thënë se pret që kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, do të japë dorëheqje sepse fati i koalicionit në mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK-së varet nga pozita e tij.
“Sa i përket rastit të Konjufcës, nuk është tallje, bile unë personalisht duke e njohtë Konjufcën, ai do të reflektoi dhe të japë dorëheqje vet. Sepse këto ditë fati i koalicionit varet nga kjo pozitë”, është shprehur Bajrami në T7.
Madje ajo beson se Konjufca nuk e ka ditur se do të zgjidhej kryetar i Kuvendit në seancën konstituive të 26 dhjetorit, ku edhe Konjufca u zgjodh kryetar i Kuvendit.
“Në seancën e 26 dhjetorit, Konjufca nuk ka qenë i përgatitur për atë pozitë”, ka thënë Bajrami.