image Deputetja e grupit të VV-së reagon pas dorëheqjes së Vlora Çitakut: Largimi yt, dinjitoz

Kosovë

Postim/ Deputetja e grupit të VV-së reagon pas dorëheqjes së Vlora Çitakut: Largimi yt, dinjitoz

news image

Deputetja e grupit të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari – Lila, në një shkrim në Facebook ka reaguar lidhur me lajmin për dorëheqjen e ambasadores së Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku.

Çitaku dha dorëheqje pasi u propozua për shkarkim nga ministri i Punëve të Jashtme, Glauk  Konjufca.

“Çdo fillim ka fundin e vet, çdo fund ka fillim të ri. Sikur të kam uruar nga Gjakova për fillimin tënd si Ambasadore, sot të uroj nga Prishtina për përfundimin dinjitoz të detyrës tënde”, ka shkruar Lila.

Ajo gjithashtu ka theksuar se përkundër dallimeve që kanë me Çitakun gjithmonë do të kenë arsye për të bërë gëzuar.

Çitaku dha dorëheqje duke thënë se do të respektojë vendimin e qeverisë dhe se nuk dëshiron të bëhet “mish për top”, në luftën mes qeverisë dhe presidentit. /Gazeta Sinjali/