image Deputetit i thehet karrigia gjatë seancës në Kuvendin e Shqipërisë

Rajon

Incident/ Deputetit i thehet karrigia gjatë seancës në Kuvendin e Shqipërisë

news image

Replikat për paketën anti-shpifje janë shoqëruar me një incident gjatë seancës plenare në Shqipëri. Pas debatit të kryeministrit Edi Rama dhe Rudina Hajdarit, deputetit Tom Doshi i është thyer karrigia.

Qendrimi në këmbë i Doshit është komentuar nga Rudina Hajdari që kishte fjalën në ato momente, duke i kërkuar të ulej ose të dilte jashtë nëse nuk donte të dëgjonte. Por që Doshi duke qeshur i ka drejtuar karrigen e tij të thyer, duke i thënë që ta merrte ajo karrigen e tij.

“Hajde ulu ti këtu… Ku mund të rrish këtu”, u dëgjua Doshi gjatë seancës.

Kryeparlamentari Gramoz Ruçi ka kërkuar urgjentisht nga shërbimet e Kuvendit t’i ndërrrojnë karrigen deputetit të maxhorancës.

“Shërbimet e Kuvendit, urgjentisht ndërroni karrigen”, ka thënë Ruçi.